Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Isak Maksuti nga Dobroshti i Tetovës


Dje ka ndëruar jetë Isak Maksuti, veteran i arsimit nga fshati Dobrosht.
Ja çka shkruan “daja” i tij Daut Emini për nipin Isakun.
Jo, jo, nuk besoj se vdiqe pa të parë, Nipi im, pa të shtërnguar dorën dhe pa të përqafuar,…, jo nuk besoj kurrë….

Jo, jo, nuk dorëzohem, nuk të them lamtumirë sepse herën e fundit, kur të takova, më the se je “si kokërr thane”, je shëndosh e mire… Ishte kjo dy-tre javë para se të takonte këtë virus idiot, këtë virus që tmerroi botën …!
Dy muaj kaluan të mbyllur nga ky virus, dhe dy muaj unë s’të kisha parë… Një ditë, ndalova te Mini-marketi i vëllaut tuaj, nipit Jonuz, dhe i them: Jonuz, ma thir nipin Isak se më duket se nuk e kam parë me vite, …!

Nuk kaloi asnjë minut, Ti dole nga shtëpia dhe u takuam para derës së marketit të Jonuzit,…, u përshëndetëm, u përqafuam sikur vite pa u parë,…! Ky ishte takimi fundit dhe unë do qëndroj me shpresë se një ditë përsëri do të takoj, do të përqafoj, dhe do flasim dhe do qeshim si përherë kur ishim bashkë…!

Kjo sepse unë nuk të kam parë të sëmurë, nuk të kam vizituar në spital, dhe unë nuk mund të pajtohem se Ti, nipi im, je i vdekur!
Të përqafoj Nip, ke qenë dhe do mbetesh pjesë e zemrës time, pjesë e gjakut tim, pjesë e jetës time…! Përshëndetje nga daja Daut!
Daut Emini