Ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare një prej finalisteve të Miss Universe, në Britani. Studentja Saarah Ahmed vuante nga një sëmundje e rrallë që njihet si sindroma Ehler’s Danlos (EDS), një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendinat, ligamentet, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat.
“The Sun” raporton se Ahmed ka ndërruar jetë të martën, menjëherë pasi kishte realizuar një video, me anë të së cilës shpjegonte sëmundjen nga e cila vuante.
Nëna e të ndjerës, Shefaly Begum, tashmë ka marrë vendimin që të vazhdojë misionin e papërfunduar të së bijës, për të informuar të gjithë njerëzit rreth kësaj sëmundjeje.
20-vjeçarja po studionte sociologji dhe psikologji.
“Ajo ishte një vajzë shumë e bukur, e kujdesshme dhe e mençur për moshën që kishte. Ajo donte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji, sepse donte të ndihmonte njerëz. Ajo ishte vajza jonë e vetme, ishte princesha jonë”,- tha nëna e saj.