Ka ndërruar jetë kompozitori Jim Steinman

Jim Steinman, kompozitori fitues i “Grammy”, i cili shkroi albumin debutues më të shitur të Meat Loaf, “Bat Out Of Hell”, si dhe hite për Celine Dion, Air Supply dhe Bonnie Tyler, ka vd*ekur në moshën 73 vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga vëllai i tij, Bill Steinman, i cili për Associated Press deklaroi se vd*iq pas një problemi me veshkat duke njoftuar se ishte i sëmurë për një kohë të gjatë. Ai shtoi se Jim vd*iq afër shtëpisë së tij në Ridgefield.

“Më ka marrë malli për të tashmë”, tha Bill më tej.

Jim Steinman lindi më 1 nëntor 1947, në New York. Albumi i tyre i vitit 1977 “Bat Out Of Hell” – i cili përmbante hite si “You Took The Words Right Out Of My Gouth” dhe “Two Out Of Three Ain’t Bad” – është një nga albumet më të mëdhenj të të gjitha kohërave, me më shumë se 50 milionë kopje të shitura në botë.

Jim ka punuar edhe me Def Leppard, Barbra Streisand, Billy Squier dhe The Sisters of Mercy