Ka humbur Klara nga Shkupi, MPB me detaje për rastin

Në rrjetet sociale po qarkullon një thirrje për zhdukjen e një vajze nga Shkupi.

Sipas njoftimeve paraprake, ajo ka humbur gjurmë dje në orën 18:00. Lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale nga nëna e saj, e cila i ka bërë thirrje autoriteteve dhe mediave për ndihmë,

Pas apelit në rrjetet sociale për gjetjen e Klarës, reagoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datë 08.02.2024 rreth orës 23:45 ET. (33) nga n.Ilinden, Shkup ka raportuar se më datë 02.08.2024 rreth orës 18:00, vajza e saj e mitur K.R. (14) është larguar nga shtëpia. KR ajo kishte probleme shëndetësore, dhe arsyeja e largimit ishte një debat i mëparshëm mes K.R. dhe I.R.. Janë marrë masa për gjetjen e personit”, tha MPB.