Tash e disa ditë ka filluar projekti kundër bullizmit në disa shkolla të Ferizajit. Tanimë e dijmë se këtë projekt e ka filluar personi me nofkën “Djali i hekurt” të cilin shumica prej nesh e njohim. Ky është Labinot Azemi i cili e filloi këtë projekt me përkrahje nga kryetari i asaj komune e shumë të tjerë. Drejtoria e Arsimit në këtë komunë tha se për herë të parë në Republikën e Kosovës është Labinoti ai që e ka filluar këtë projekt kundër bullizmit dhe se si fillim është një projekt shumë i suksesshëm, transmeton Pa Censurë.
Së fundmi ka reaguar edhe një drejtor i një shkolle në Ferizaj i cili thotë se është ndarë shumë i kënaqur me këtë projekt që Labinoti e ka filluar. Ai ka thënë se Labinoti që nga dita e dytë nga kauza të cilën ka ngritur ai në publik kundër bullizmit, nuk është dhe e pa realizueshme ndikimi që ai ka pasur në rrjetet sociale duke treguar edhe mesazhe private. Pas një ligjerate të Labinotit u shfaq një vajze e cila tregoi se ligjerata e tij ndikoi shumë tek ajo sepse dhe ajo ishte pre e ngacmimeve të bullizmit. Pas këtyre ngjarjeve, drejtori tha se Labinoti po tregon sukses dhe mjaft interesim të madh që në fillim të këtij projekti, e poashtu ai u ndje i privilegjuar për faktin që një njeri si Labinoti ishte në mesin e tyre.
Labinoti po vazhdon të ketë ndikim dhe interesim të madh nga vetë nxënësit e poashtu edhe nga psikologët dhe drejtorët e shkollave.
Kujtojmë se Labinoti dje kishte ditëlindjen dhe këtë herë ditëlindja e tij e gjeti me shumë suksese dhe shumë ndryshe nga viti i kaluar. Labinotit i dëshirojmë edhe shumë vite të tjera me sa më shumë suksese./PACENSURË
Artikull nga Qëndresa Loku – Pa Censurë, Tetor 2021