Histori dhe imazhe të pabesueshme vijnë nga Turqia dhe Siria, dy vende që u goditën nga disa tërmete të fuqishme.
Në Hatay të Turqisë, një 8-vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur pas rreth 52 orësh.
Yigit Cakmak u nxor nga ekipi i kërkim-shpëtimit për t’ju bashkuar nënës së tij që e priste jashtë, e cila e përshëndeti me një përqafim të madh.