Ka dyshime për he*lmimin e tij, gruaja e të ndjerit Muamer Zukorliq thotë se myftiu ishte kërc*ënuar që nga viti 2006

Elma Elfiq Zukorliq, bashkëshortja e dytë e Muamer Zukorliq ka folur për akuzat për he*lmim të Myftiut, të cilat së fundi i ka paraqitur djali i tij, Usama Zukorliq. Furtuna e shkaktuar nga pretendimet e djalit të Muamer Zukorliqit, Usama në konferencën për media në Novi Pazar, nuk po shuhet prej ditësh, shkruajnë mediat serbe.

Me atë rast ai ka theksuar se dyshohet se babai i tij është he*lmuar me metale të rënda, në bazë të analizës së gjakut të myftiut, të marrë ditën kur është varrosur Zukorliq. Dhe bashkëshortja e myftiut, Elma, duke folur për nova.rs, ka thënë se akuzat për he*lmim të mundshëm i ka marrë vesh nga media.

“Si të gjithë, edhe unë përmes një konference për media mora informacionin për he*lmimin e bashkëshortit tim Muamer Zukorliq, i cili më tronditi dhe më lëndoi mua dhe fëmijët e mi… Në mënyrë që unë dhe fëmijët e mi të kemi një pasqyrë të të gjithë procesit, punësuam një ekip avokatësh”, është shprehur Elma. Ndërsa e pyetur nga mediumi serb nëse myftiu ka marrë ndonjë kërcënim ndonjëherë, Elma tregon se ato kanë ekzistuar.

“Që nga viti 2006, veçanërisht gjatë periudhës së su*lmit ndaj Bashkësisë Islame, ka pasur kërcënime të caktuara. Për këto kërcënime Myftiu shumë shpesh ka folur edhe në mediat ku ka qenë i ftuar…”.
“Nëse e keni fjalën për kërcënime të drejtpërdrejta, unë nuk kam njohuri të tilla”.

Bashkëshortja e Zukorliqit pret që prokuroria dhe policia të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e vdekjes së bashkëshortit të saj. Kujtojmë, Usama Zukorliq, djali i ish-myftiut Muamer efendi Zukurliq, ka deklaruar se ka mundësi që babai i tij të jetë he*lmuar me metale të rënda.

Dhe pas konferencës, edhe gruaja e dytë e Muamer Effendi Zukorliqit, Elma, ka bërë të ditur se ka kërkuar zhvarrosjen e ish-myftiut në profilin e saj në Instagram. Ndryshe, ish-myftiu dhe kryetari i PSP-së, Muamer Zukorliq, ka ndërruar jetë papritur në moshën 51-vjeçare, më 6 nëntor 2021, pas një ligjërate në Universitetin Ndërkombëtar në Novi Pazar. Deri më tani besohej se myftiu ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.