Ka dallim kur quhet Boban e jo Eshtref! (FOTO)

Nëse bëhet një krahasim i dy rasteve të ngjashme , rastin e “Almirit” dhe rastin e “therrjes ne Gjorce Petrov”, duke marrë parasyshë edhe shumë gjykime tjera, mund lehtë të konstatojmë se gjykatat në Maqedoni veprojnë në baza etnike.

Rasti ” Almirit të vogel ” ku Boban Ilicit sot ju shqiptua dënimi me 6 (gjashtë) vite burg, pasi e keni parë në video sulmit e Boban Ilicit ndaj katërvjecarit Almir Aliu dhe familjes së tij, ku për pasojë Almiri ndërroi jetë, gjithashtu janë publike edhe të gjithë provave tjera të cilat tregonin fajësinë e Ilicit, përsëri gjykata nuk ishte e drejtë në shqiptimin e dënimit. Ndërsa kur bëhët fjalë për rastin e Naser Eshtrefit i ndodhur me vitin 2015 ku vrau Angel Petrovin, per te cilen pretendohet se madje u be ne vetmbrojtje, madje të gjithë faktet tregojnë se ai e kreu këtë vepër pas rrahjes brutale nga prindi i Petrovit, i njejti u denua me 14 vite burg.

Më poshtë ju paraqesim disa fotografi nga rasti i Naser Eshtrefit të cilat vërtetojnë, rrahjen brutale ndaj tij dhe kryerjen e aktit në vetëmbrojtje, por përsëri gjykata edhe pse për vepër në vetëmbrojte dënimi mkasimal është deri më 5 vite dënim, Eshtrefit ju shqiptuan 14 vite burg!

Në Maqedoni veprohet në baza etnike gjatë ndarjes së drejtësisë!