Julian Deda reagon për herë të parë pasi u rendit i dyti në BBVIP: Ishte shumë e vështirë! S’jam i mërzitur, por…

Aktori i humorit, Julian Deda, i cili u rendit i dytë në edicionin e tretë të Big Brother VIP ka reaguar për herë të parë, duke thënë se Egla e meritonte fitoren.

Në një prononcim pas finales mbrëmjen e djeshme (25 maj), Julian Deda u shpreh se ai fitoi përballë saj pak javë më parë në një televotim sëbashku, por diferenca ishte shumë e vogël.

Sipas tij, Egla ka rikuperuar shumë dhe në fund e ka merituar fitoren. Ai theksoi se e shijoi pa fund këtë eksperiencë.

E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë. Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha Juli për Top Albania Radio.

Ndërkohë fituesja e BBVIP3, Egla Ceno tha se fitoren përveç nënës së saj ia dedikon edhe grave dhe vajzave shqiptare.

“Doja shumë të ishte një grua, në mos unë një tjetër, por të ishte një grua. Edhe vetes sigurisht, e meritoja! Në fund të ditës e meritoj”, tha Egla pas perfundimit te finales.

Pyetje: Famë e padiskutueshme, ndoshta projekte të mëdha filmike do të vijnë. E kishe pritur këtë pikë të karrierës?

Egla: Për mua nuk është ky me thënë të drejtën Big Brotheri. Unë karrierën time e kam qëndisur ndër vite dhe do të vazhdoj ta qëndis ashtu ngadalë, sepse jam aktore teatri jam shumë e lidhur me të.

Pyetje: Përveç mamit, kujt ja dedikon fitoren?

Egla: Grave, vetes sime! Doja shumë të ishte një grua, në mos unë një tjetër, por të ishte një grua. Edhe vetes sigurisht, e meritoja! Në fund të ditës e meritoj!

Kujtojmë që në finale e madhe të BBVIP ishin pesë konkurrentë, Egla Ceno, Heidi Baci, Julian Deda, Romoe Veshaj dhe Meriton Mjekiqi.