“Jugohrom” do prezantojë argumentet për kombinatin

Sindikata e “Jugohromit” sot në konferencë për shtyp në Shkup, do t’i prezantojë argumentet e saj për, siç thonë, të vërtetën e kombinatit.

Prodhimtaria e fabrikës, e cila ndodhet në Jegunovc, u ndërpre sepse nuk kishte vendosur filtra për pastrimin e ajrit.

Nga Qeveria janë kategorikë se derisa nuk vendosen filtrat nuk mund të fillojë me punë “Jugohrom” edhe pse ky kombinat është i rëndësishëm për rajonin e Pollogut.

“I qartë është qëndrimi i Qeverisë. “Jugohrom” nuk mund të punojë nëse nuk i përmbush standardet ekologjike”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në fillim të muajit.

Të punësuarit në “Jugohrom” disa herë protestuan dhe kërkuan ndihmë nga Qeveria për ristartimin e sërishëm të fabrikës.