Ju që e përqafonit djalin e Mijallkovit më 27 prill, mos pengoni lirimin e Feta Halimit!

Nga: Ylber Pilku

Mu kthye sërish dhimbja dhe revolta e 27 Prillit të përgjakshëm, deri sa po lexoj për presionet që paskan filluar ndaj Gjykatave që të mos lirohet shpëtimtari i Zijadin Selës, Feta Halimi. Nuk duhet shumë të analizohet e të kuptohet se presionin për moslirimin e Fetaut po e bëjnë ata që përqafoheshin me djalin e Mijallkovit natën e 27 Prillit, deri sa Zijadin Sela luftonte për jetë, e afër tij gjendej vetëm Feta Halimi. Këta faqezinj, që nuk ia dinë as për komb as për fe, as për Zot e as për Atdhe, tani po i hakmerren Feta Halimit vetëm pse ua prishi planin që kishin gatuar për likuidim të Zijadin Selës natën e përgjakshme. Këta horra që vranë, arrestuan e tradhtuan gati çdo ushtar të vërtetë të UÇK-së, vetëm për ta dërgu në vend fjalën që ua kanë dhënë ‘pobratimave’ të tyre, në vend se të bëjnë ndonjë punë të hajrit, tërë kapacitetin po e përdorin për të bë dëm e zullum ndaj shqiptarëve, e në rastin konkret ndaj trimit të 27 Prillit, Feta Halimit.

Bënë çmos për ta liruar Krsto Mukovskin e Trajko Veljanovskin, për ta transferuat Gruevskin në Hungari, për të liruar nga burgu Sasho Mijallkovin, e tani po bëjnë çmos të pengojnë lirimin e Feta Halimit.
Nuk e kanë ende të qartë këta shpirtligë se u kanë dështuar planet për pastrim etnik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe se dënimi po u afrohet me çdo ditë të kaluar. Pendohuni o zemërnxirë, sa nuk është bë vonë. Shqiptarët nuk e kanë më ndërmend ta durojnë zullumin tuaj dhe do të ju dënojnë më rëndë se sa e keni paramenduar.