Një nga problemet më të shpeshta dhe të bezdisshme kur mbani syze dhe maskë njëkohësisht është ai i syzeve që mjegullohen.
Mirëpo, për këtë e ka një zgjidhje dhe ka qenë neurokirurgu amerikan, Daniel Heiferman ai i cili ka ndarë një këshillë me ndjekësit në Twitter.
Ai ka shpërndarë një metodë mjaft të thjeshtë dhe efektive, ju mund të vendosni një ngjitës në pjesën e hundës.
Në këtë mënyrë maska kirurgjikale ngjitet në mënyrë të përsosur dhe për këtë arsye ajri nuk del saktësisht nën syze. Rezultati: nuk ka më lente me mjegull. “Përhapni mesazhin, mund të shpëtojë jetë”- thotë mjeku.