Tifozët zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi” kanë krijuar atmosferë të shkëlqyeshme në ndeshjen ndaj Spanjës të shtunën mbrëma. Shqipëria luajti mbrëmë në RCDE Stadium në Barcelona ndaj Spanjës dhe u mposht me rezultat të ngushtë 2-1.
Spanja gjeti golin e parë me anë të Ferran Torres (75’), Shqipëria barazoi me Myrto Uzunin (85’), ndërsa La Roya fitoi me golin e Dani Olmo (90’).
Megjithatë, përveç paraqitjes pozitive të ekipit, paraqitje të mira patën edhe tifozët në tribuna.
Në këtë ndeshje, si në çdo ndeshje tjetër, “Tifozat Kuq e Zi” ishin në tribuna në përkrahje të ekipit kombëtar.
“Tifozat Kuq e Zi” kanë publikuar në rrjetet sociale një video ku tregojnë atmosferën e krijuar.
Aty shihen një atmosferë e zjarrtë, teksa kanë ndezur fishekzjarrë dhe këndonin vazhdimisht këngë dashuria për atdheun dhe ekipin kombëtar kuqezi.
VIDEO