Ju keni mirënjohjen e pacientëve!

Koment, Liridona Vejseli

Sot Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë nuk ndau mirënjohje për disa mjek të cilët ishin maksimalisht të përkushtuar në luf*tën kundër koronavirusit, përfshirë Dr. Ilir Demiri dhe Dr. Fadil Canën si dhe shumë emra të tjerë që tejkaluan çdo limit për të ofruar më të mirën e tyre për të shpëtuar jetët e pacientëve në këtë be*tejë që ende vazhdon ndaj ar*mikut Covid-19!

Pavarsisht arsyetimeve të Shoqatës dhe këtij diskriminimi kryesisht etnik, emblemën e heronjve u’a kanë dekoruar pacientët të cilët flasin në superlativ dhe janë sot në jetë shkaku i përkushtimit tuaj por edhe familjarët e atyre që nuk e përballuan këtë lu*ftë janë përulësisht mirënjohës për çdo çast që bëtë të pamundurën! E asnjëherë su zbra*sët për të kërkuar ditë të lira e as kohë pushimi!

Ju jeni heronjtë tanë, pa çka se nuk ju pëlqeni se jeni shqiptarë!