“Ju flet Kosova e lirë”, zëri që doli nga bunkeri

ë hënën janë bërë 22 vjet që nga themelimi i radios “Kosova e Lirë”.
Po ecin në shtegun e Maleve të Berishës, të cilin shpeshherë e kaluan edhe para dy dekadash.
E caku i kësaj ngjitje është pika e njohur, si Maja e Pllanikut.
Këtu në vitin 1999, për një javë rresht u punua që të ndërtohej ky bunker, zëri i të cilit, do të dëgjohej në gjithë botën.

Të lodhur nga raportimi në lëvizje, ekipi i Radios “Kosova e Lirë” së bashku me shtabin e UCK-së, zgjodhën ta vendosin një radio të tërë brenda një bunkeri.
Misioni i tyre, ishte që përmes valëve të kësaj radioje të informon, për kr*imet që Serbia po kryente në Kosovë.
Gjithë kjo po bëhej, përmes zërit të Nusret Pllanës, jehona e të cilit kapte veshin e çdo shqiptari.
Në përvjetorin e 22 të kësaj radioje, Pllana ka treguar se si arrinin t’i mblidhnin informacionet në kohë lu*fte.

Pllana ka zbuluar se kishte shumë momente, kur transmetimi i lajmit tek publiku nuk ishte fare i lehtë.
Por, pavarësisht të gjithave, kosovarët nuk do ta harrojnë asnjëherë fillimin e edicionit të lajmeve të lu*ftës, përmes radiostacionit të vetëm informativ të UCK-së.
Këtë moment, pas dy dekadave, Pllana pranoi ta ndajë përsëri me T7.

Njeriu që dha lajmet e lu*ftës, e ka shumë të vështirë ta shoh bunkerin e radios në këtë gjendje, ku të hysh në të, tashmë është e pamundur.
Ky bunker tashmë është rrë*nuar nga moskujdesi, ani pse një gjë të tillë, nuk arritën ta bënin as serbët, të cilët e bomb*arduan disa herë këtë hapësirë.

Ndërkohë që gjithçka të funksiononte si duhej në këto kushte, u kujdes Riza Berisha.
Edhe pas dy dekadave, Berisha ende vazhdon t’i ruaj pajisjet që u përdoren në kohë luf*të, në muzeun e kësaj radioje në fshatin Berishë.
Ndërkohë, lajmet e lu*ftës para se të transmetoheshin tek publiku, përgatiteshin pikërisht në shtëpinë e Riza Berishës në këtë fshat.
Pllana e Berisha, nuk harrojnë për asnjë moment ta përmendin secilin pjesëtar të kësaj radioje në atë kohë, me theks të veçantë Ahmet Qeriqin dhe Martin Çunin.