Islam Abazi është zgjedhur shef i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Mediat kanë mësuar se Islam Abazi ka fituar shumicën e votave të prokurorëve publik, gjegjësisht, nga gjithsej 160 prokurorë, për Abazin kanë votuar 66. Dy vota më pak ka marrë kandidati Ermon Neziri. Kandidatet Vilma Ruskovska dhe Desa Paunovska kanë fituar më pak se 10 vota. Ndryshe, Islam Abazi vjen nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit./alsat