Joveski thotë se Tragjedia në spitalin modular në Tetovë përdoret për qëllime politike

Më vjen keq që tragjedia e madhe në spitalin e Tetovës përdoret për qëllime politike. Kjo pjesë e procedurës është në përfundim dhe këto ditë për një kohë të shkurtër pres që Prokuroria e Tetovës të marrë vendim lidhur me këtë ngjarje, tha sot prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski.

Joveski tha se Prokuroria i është qasur këtij rasti me përgjegjësi që në fillim dhe se ka vënë në dispozicion të gjitha resurset.

“Në këtë rast në këtë pjesë të procedurës nuk janë marrë vetëm këto ekspertiza, por janë dëgjuar disa persona, janë kryer ekspertiza të tjera nga Fakulteti Teknologjik, ekspertiza e instalimit elektrik,… Nuk do t’i ekspozoj tani, duke pasur parasysh fazën e çështjes të gjitha veprimet e ndërmarra nga Prokuroria, por edhe një herë dua t’ju siguroj se Prokuroria është duke e hetuar plotësisht këtë rast dhe do t’u përgjigjet dilemave dhe përgjegjësive specifike të personave të caktuar”, tha Joveski.

Ndryshe, ai tha se në lidhje me këtë rast është formuar grup pune nga prokurorët.