“Jap dorëheqje nga posti i drejtorit të ZZHTI, mandati im përfundon në dhjetor, por tashmë kemi një realitet të ri politik,” tha sot Jovan Despotovski gjatë një brifingu me gazetarët.
Despotovski tha se nuk kishte asnjë presion nga “oponentërt politik”.
Despotovski gjatë brifingut prezantoi shifrat e arritjeve të ZZHTI gjatë mandatit të tij. Ditët e fundit, ai ishte i angazhuar me zgjedhjet partiake në LSDM, ku ishte kandidat për kryetar të partisë. Për kryetar u zgjodh ish-ministri i Shëndetësisë dhe aktualisht drejtor i “Fondacionit Zaev”, Venko Filipçe.