Joshua i dërgon mesazh Furyt, pasi e rrahu brutalisht Pulevin

Anthony Joshua ka thënë se meçin e radhës dëshiron ta zhvillojë kundër bashkatdhetarit të vet, kampionit të botës në WBC Tyson Fury, pasi e mposhti Kubrat Pulevin në një meç në të cilin i mbrojti titujt e botës në kategorinë e rëndë të shtunën.

Joshua e nokautoi brutalisht Pulevin në rundin e nëntë të meçit të tyre për titujt e botës në kategorinë e rëndë, IBF, WBA dhe WBO, në SSE Arena në Wembley, transmeton Gazeta Express.
31-vjeçari nga Britania e Madhe e rrëzoi tri herë në tapet boksierin bullgar, dy herë në rundin e nëntë, dhe e përfundoi lu*ftën me një goditje të frikshme me dorën e djathtë.
Kjo paraqitje shpërthyese nga Joshua me siguri se ia ka tërhequr vëmendjen Furyt, me të cilin pritet të luftojë në vitin 2021 për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës.

Fury është i pamposhtur dhe e mban titullin e vetëm që i mungon Joshuas, prandaj lufta mes tyre do të ishte më e madhja në historinë e boksit.
Duke folur pas triumfit ndaj Pulev të shtunën, Joshua i dërgoi mesazh bashkëkombësit të vet se dëshiron luftë kundër tij.
“Kushdo që i ka brezat dua të luftoj kundër tij. Nëse ai është Tyson Fury, le të jetë Tyson Fury”, tha Joshua.