Joseph: Grenell hoqi dorë nga njohja e Kosovës

Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph për Deutsche Wellen shprehet kritik ndaj qasjes aktuale amerikane të konfliktit Kosovë-Serbi të fokusuar tek ekonomia dhe jo tek njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

Kosova dhe Serbia nënshkruan të premten (04.09) një marrëveshje ekonomike në Uashington në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. Takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, ishte ndër të tjera edhe rezultat i ndërmjetësimit të të ngarkuarit amerikan për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell.

Qasja e Grenell ndaj konfliktit Kosovë-Serbi është ekonomike. Eksperti amerikan, Edward P. Joseph shprehet kritik pikërisht ndaj kësaj qasjeje amerikane të konfliktit të vjetër Kosovë-Serbi, sipas së cilës, ndryshimi ekonomik do të ndryshojë edhe dinamikën.

DW: Ku janë problemet me qasjen që Richard Grenell ka në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Ju e keni kritikuar ashpër atë edhe në një artikull të publikuar në revistën Foreign Policy në qershor.

Edward P. Joseph: “Problemi kryesor është se ai hoqi dorë nga çdo përpjekje serioze për të zgjidhur konfliktin. Kjo as nuk është akuzë vetëm e imja. Ai ka thënë në intervistat e fundit se “ne nuk do të adresojmë çështjet politike, ne vetëm do të trajtojmë vetëm çështjet ekonomike.” Dhe kjo është tërheqje. Sic e kam thënë edhe në artikullin tim, negociatorët amerikane kanë gati një besim religjioz në pushtetin e ekonomisë, si e sheh po ashtu Grenell, se ekonomia ndryshon dinamikën. Arsyeja pse them religjioz është se njerëzit duhet të besojnë në gjëra, për të cilat nuk ka asnjë evidencë.

Kur merremi me çështjet e politikës, ne përpiqemi të përdorim evidencën empirike.Nëse shikoni tek Ballkani, ju nuk evidencë për këtë teori. Kështu [Grenell dhe SHBA] hoqën dorë nga adresimi i një sfide të fortë, e cila është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë. Deri sa të zgjidhësh këtë, nuk do të keni shumë progres ekonomik. Kjo është arsyeja pse gjërat janë keq – Kosovës i është mohuar legjitimiteti ndërkombëtar. Ata nuk e kanë të mundur të procedojnë në rrugën më të mirë të reformave të krijuar ndonjëherë, që është procesi i integrimit në BE. Ata kanë ngecur në këtë gjendje të pezullt dhe kjo është shumë e pashëndetshme.

Kjo është keq për Evropën, dhe keq për Gjermaninë të ketë një shtet të tillë kaq pranë. Një arsye tjetër pse duhet kritikuar Grenell: Ai mori koncesione nga një shtet më i dobët si Kosova, me qëllim që të zbusë një shtet më të fortë, Serbinë. Kjo është shumë e pashëndetshme ta bësh dhe budallallëk.Pse jeni kaq skeptik ndaj qasjes së Grenellit “economy first”? Negociatat në rajon kanë zgjatur më shumë se 10 vjet pa shumë sukses, kështu pse të mos provosh një qasje tjetër?