Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka biseduar në telefon këtë pasdite me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Një zëdhënës i Johnson tha se i pari i britanikëve e ka lavdëruar presidentin dhe popullin ukrainas për qëndrueshmërinë e tyre.
“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin. Udhëheqësit e dënuan vrasjet e Brent Reynaud dhe ukrainasve të panumërt të pafajshëm, si dhe rrëmbimin e kryebashkiakëve të Dniprorudne dhe Melitopol”,ka thënë ky zëdhënës për mediat.
“Kryeministri e nënvizoi mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i japë Ukrainës.
“Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t’i dhënë fund këtij konflikti katastrofik”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.