“Jom shku të hoxha, m’ka këndu Kuran”, Fifi tregon si e kaloi depresionin

Këngëtarja vazhdimisht po rrëfen për vështirësitë që ka kaluar në jetë. Ndërkohë, sot Fifi ka treguar se si e ka kaluar depresionin.
Derisa fliste me Arditin, Monikën, Sabianin dhe Palomën ajo tha se ka vizituar një imam i cili i ka ndihmuar ta kalojë depresionin dhe sa herë ka shkuar aty tha se qante me lot. Tutje, këngarja nga Ferizaj zbuloi se familja e saj ka qenë e dhënë pas fesë islame.