Johnson: Kujdes maksimal pas dhënies fund të kufizimeve antiCovid-19

Kryeministri britanik Boris Johnson u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ushtrojnë me kujdes liritë e tyre të reja, pasi shumica e kufizimeve të detyrueshme të bllokimit të Anglisë u hoqën sot.
Rregullat e distancimit shoqëror që, në një formë apo në një tjetër, kanë ”qeverisur” jetën e njerëzve për më shumë se një vit, më në fund morën fund nga sot.

Maskat nuk janë më të detyrueshme në dyqane dhe në transportin publik, kufijtë e mbledhjeve janë hequr dhe puna nga shtëpia ka përfunduar.
Klubet e natës, teatrot dhe restorantet mund të hapen plotësisht, ndërsa pub-et nuk janë më të kufizuara.

Johnson po kalon të ashtuquajturën “ditë lirie” në vetizolim në rezidencën e tij zyrtare të vendit, në Checkers, pasi u këshillua nga NHS pas kontaktit me ministrin e Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili më vonë doli pozitiv.