Joe Biden zyrtarisht kandidati i demokratëve për Shtëpinë e Bardhë

Tashmë është zyrtare: Joe Biden është kandidati zyrtar në garën drejt Shtëpisë së Bardhë.
I buzëqeshur dhe dukshëm i lumtur, ish-zëvendëspresidenti falënderoi të gjithë demokratët për besimin ndaj tij.
“Faleminderit, faleminderit’’, ishin fjalët e tij drejtuar njerëzve.
Në krahun e tij ndodhej bashkëshortja Jill, ”mbretëresha” e mbrëmjes.

Ish-zonja e dytë nuk e përmendi kurrë Donald Trump, por thjesht lavdëroi bashkëshortin e saj.
“Si rindërtohet një familje të prishur? Në të njëjtën mënyrë që rindërtohet një vend. Me dashuri dhe mirëkuptim, me akte të vogla empatie, me guxim dhe me një besim të palëkundur”, shpjegon Jill.
”Biden është personi i përshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë. Joe do të bëjë për familjet tuaja atë që bën për të tijën”, shtoi ajo.