Joe Biden në zi pasi i ngordh qeni

Champ, qeni i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka ngordhur. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Biden njoftoi se “shoku i familjes sonë në ditë të mira dhe të vështira, u shua sot”.

Pastori gjerman ishte 13 vjeç dhe ka qenë në familjen e Biden që nga viti 2008.
Edhe Zonja e Parë, Jill Biden, shkroi në Twitter: “Prehu në paqe djali ynë i mirë dhe i dashur, Champ. Do të na mungosh”.