Jo vetëm në ujë, prezantohet jahti që do të “lundrojë” dhe në qiell (FOTO)

Një jaht apo aeroplan? Epo, koncepti i ri i Lazzarini Design Studio i përfshin të dyja. Mega jahti, i quajtur Air Yacht, është projektuar për të lundruar dhe fluturuar. Kjo falë strukturës së fibrës së karbonit, katër helikave elektrike me energji diellore dhe dy balonave të mbushura me helium.

Koncepti përbëhet nga dy aeroplanë 150 metra që lidhen nëpërmjet katër helikave me një tub qendror 80 metra. Do të akomodojë gjithsej 22 persona në 11 kabina, të përbëra nga pesë dhoma dhe një kabinë master që është konceptuar në zonën qendrore me një pamje 360 gradë.

Dy aeroplanët kanë dritare të mëdha që u mundësojnë vizitorëve një pamje kur udhëtojnë. Jahti, i cili mund të fluturojë për më shumë se 48 orë me një shpejtësi maksimale prej 100 kilometrash, vlerësohet të dalë në shitje për qindra milionë dollarë.
“Nuk është menduar për qëllime turistike. Është një pronar privat që dëshiron një superjaht dhe evolucion në aviacion.”, tha kompania.