Jo vetëm Elsa Lila – Ja kush janë artistët e famshëm shqiptarë artistët shqiptarë të arr*estuar ndër vite pasi u kapën me dr*ogë

Elsa Lila u arr*estua sot nga policia italiane si pjesë e një grupi të akuzuar për trafik dr*oge në Romë.
Por këngëtarja e famshme nuk është artistja e vetme shqiptare e arr*estuar për këtë akuzë.

Lijana Kondakçi –
Këngëtarja nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor Sibarit teksa transportonte tre kilogramë ko*kainë. Artistja shqiptare mbante nofken ‘mamaja’ dhe dyshohej se ishte pjesë e një trafiku dr*oge të përbërë nga 20 anëtarë. Në vitin 2010 ajo u arr*estua në Selanik dhe më pas gjykata kishe vendosur ekstradimin e saj drejt Italisë në bazë të një urdhër-arr*esti ndërkombëtarë. Vetë Kondakçi gjithmonë e ka mohuar implikimin e saj në trafikun ndërkombëtarë të dr*ogave.

Koço Devole –
Aktori i njohur i humorit u arr*estua në Itali në vitin 2002 bashkë me disa persona të tjerë nën akuzën e trafikut të drogës. Arr*estimi u bë nga policia e Italisë në Bari dhe Devole festoi 55 vjetorin e lindjes në dhomat e parabu*rgimit të komisariatit në këtë qytet.

Viktor Zhusti –
Në mbrëmjen e 5 janarit të vitit 1998, një ndër aktorët më të shquar shqiptarë, u arr*estua nga policia greke. Mediat asokohe e raportuan me bujë të madhe arr*estimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogram heroinë.

Arian Begaj –
Arian Begaj, 41 vjeç u arr*estua pak ditë më parë nga policia greke bashkë me një 63-vjeçar pasi posedonte një kilogram hashash dhe 50 gramë kokainë. Në shtëpinë e 63-vjeçarit grek u gjetën 1015 gramë kanabis dhe një pistoletë.

Valbona Xeka –
Në korrik të vitit 2016 këngëtarja Valbona Xeka, 41 vjeçare nga fshati Kameras i Krujës, u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë me 12 gr lëndë narkotike të dyshuar si kanabis, ndërsa udhëtonte në drejtim të Maqedonisë.