Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri sot ishte për vizitë në Universitetin e Tetovës. Ai u takua me të parin e Universitetit, me rektorin Prof. Dr. Reshat Qahili. Ministri theksoi se universiteti mirë e menaxhon procesin arsimor në kushtet kur pandemia ndërlikon funksionimin e të gjithë shoqërisë, përfshirë edhe sistemin edukativo-arsimor. Ai shtoi se në këtë kohë pandemie, universiteti punon sipas protokolleve dhe mron si profesorët ashtu edhe studentët, shkruan Pa Censurë.
Vizita në Universitetin e Tetovës është pjesë e agjendës për të vizituar institucionet e arsimit të lartë në vend, të cilat planifikoj t’i realizojë në periudhën e ardhshme, për shkak të realizimit të kontakteve të drejtpërdrejta dhe të njohjes me punën por dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet me të cilat krijojnë kuadrë akademik dhe shkencor, shtoi tutje minstri Shaqiri, shkruan Pa Censurë.
Po ashtu ministri u shpreh i gatshëm që ta ndihmojë universitetin ne tejkalimin e sfidave deh se bashkë do të mund të gjejnë zgjidhje për çdo problem./PACENSURË
Postimi i plotë i ministrit: