Jeton Shaqiri: Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë

Jeton Shaqiri
Dialogu politik vjetor, i cili u realizua në mënyrë virtuale nën organizimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), na bashkoi ne ministrat përgjegjës të administratës publike të rajonit bashkë me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që bashkërisht t’i analizojnë rezultatet e arritura, si dhe sfidat e rajonit lidhur me proceset reformuese.

Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës për këtë mandat.
Qëllimi i këtij Projekti IPA është të optimizojë kuadrin e përgjithshëm institucional, të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike dhe të forcojë etikën, integritetin, transparencën dhe llogaridhënien e administratës publike
Me ndihmën e SIGMA-s kemi arritur të përgatisim 3 ligje të rëndësishme, dhe atë: Ligji për të punësuarit në sektorin publik, Ligji për nëpunësit administrativ dhe Ligji për strukturat e larta udhëheqëse.