Jeton Shaqiri: Qeveria do të fitojë grand prej 350,000 dollar për realizimin e shërbimeve elektronike

Jeton Shaqiri
Qeveria do të fitojë grand prej 350,000 dollar për realizimin e shërbimeve elektronike
Sot pata nderin të mirëpres në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administrate, përfaqësues nga Ambasada e SHBA-ve dhe përfaqësues nga Qendra estoneze për partneritet lindor.

Në këtë takim u konfirmua granti që Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të fitojë nga këto 2 institucione në vlerë $350,000 për implementimin e aktiviteteve në funksion të mentorimit dhe asistencës në realizimin e shërbimeve elektronike të institucioneve publike në Maqedoninë e Veriut në 18 muajt e ardhshëm.

Si ministri jemi në funksion të plotë të digjitalizimit dhe përveç mjeteve vetanake buxhetore po bëjmë maksimumin për animimin dhe tërheqjen e të gjitha palëve dhe partnerëve që janë të gatshëm të na ndihmojnë në rrugën e rritjes së transparencës së institucioneve, lehtësimit të procedurave dhe shërbimeve përmes shërbimeve elektronike, rritjen e demokracisë në vend dhe avancimin e shkathtësive digjitale të administratës.
Në këtë takim falemnderova përzemërsisht Ambasadën e SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme që na japin, duke vënë në funksion edhe resurset tona njerëzore që me përkushtim të plote, të kemi realizim të suksesshëm.