Jeton Shaqiri: “Prezantojmë shërbimin kombëtar për identifikimin digjital në mbështetje të rritjes së ekonomisë digjitale”

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar rreth identifikimit digjital në mbështetje të rritjes së ekonomisë digjitale. Shaqiri thotë se falë partneritetit ndërmjet Mastercard dhe Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), identifikimi digjital dhe shërbimet përkatëse janë të disponueshme, si nënshkrimi digjital dhe verifikimi i dokumenteve për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Klientëve iu ofrohet mundësia e nënshkrimit elektronik në distancë të dokumenteve ligjërisht të detyrueshme përmes shërbimit (eID Service)të identifikimit digjital të “Mastercard” i ofruar nga “Evrotrust”, e gjithë kjo e ofruar përmes shërbimit nga Banka NLB – Shkup.
Për më shumë detaje, ky është postimi i Ministrit Shaqiri:

Prezantojmë shërbimin kombëtar për identifikimin digjital në mbështetje të rritjes së ekonomisë digjitale
Falë partneritetit ndërmjet Mastercard dhe Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), identifikimi digjital dhe shërbimet përkatëse janë të disponueshme, si nënshkrimi digjital dhe verifikimi i dokumenteve për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Organizata e parë që përdor shërbimin eID i menaxhuar nga Evrotrust është Banka NLB – Shkup. Përmes shërbimit të ofruar nga Banka NLB – Shkup, klientëve iu ofrohet mundësia e nënshkrimit elektronik në distancë të dokumenteve ligjërisht të detyrueshme përmes shërbimit (eID Service)të identifikimit digjital të “Mastercard” i ofruar nga “Evrotrust”.
✅Përsa i përket këtij procesi, kemi bërë shumë, por ky është hapi i parë i dukshëm dhe i kapshëm nga qytetarët, për të arritur qëllimin tonë kryesor për zbatimin e plotë të shërbimit eID në të mirë të qytetarëve të Maqedonisë.