Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka përcjellir disa mesazhe në ditën e planetit tokë, Shaqiri shkruan:
‘’Nuk kemi planet rezervë dhe prej nesh varet kohëzgjatja e egzistimit të tij’’ ishte porosia të cilën e përcolla me rastin e ditës së Planetit Tokë 22 prilli, që këtë vit shënohet në 175 vende të botës.
🌏💧🏞Programet e reja mësimore dhe librat të cilat janë pjesë e Konceptit të ri për arismin fillor janë të përmbushura më shumë me temën e ambientit jetësor, shfrytëzimit racional të resurseve natyrore dhe mbrojtjen e ambientit.
🤝Dua të uroj shkollat edhe për aktivitetet jashtëmësimore të cilat ndihmojnë që vetëdija e nxënësve për mjedisin jetësor dhe planetin Tokë të rritet.
Për herë të parë Dita e planetit Tokë është shënuar në SHBA në 22 prill 1970