Jeton Shaqiri në takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri

Shkruan Jeton Shaqiri
Procesi i digjitalizimit dhe siguria kibernetike ishin kryefjala e takimit me ambasadorin e Italisë në RMV, Andrea Silvestri.
Sot zhvillova një takim pune me shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri.
Shfrytëzova mundësinë të informoj ambasadorin për arritjet dhe proceset tashmë të nisura në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

Gjatë takimit, rëndësi të veçantë i kushtuam sigurisë kibernetike. Diskutuam për trendin në rritje të su*lmeve kibernetike dhe të masave që duhen ndërmarrë. Shqyrtuam disa mundësi bashkëpunimi në projekte konkrete në fushën e sigurisë kibernetike për asistencë në përmirësimin e kushteve, mbrojtjes më të mirë, vlerësimin e rre*ziqeve dhe masat për parandalimin e rre*ziqeve kibernetike.
Në fund të takimit, falenderova ambasadorin për gatishmërinë e tij dhe shtetit Italian për të ofruar asistencën e tyre dhe për t’u angazhuar në këto iniciativa.