Jeton Shaqiri: Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është ministria më transparente e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) është ministria më transparente e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 82.24% të kritereve të arritura të hulumtimit mbi transparencën e qeverive në rajon.
Hulumtimi për transparencë i cili ka analizuar qeveritë e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, i cili sot e (martë) është prezantuar në Konferencën e mbajtur në Podgoricë, me rastin e Ditës Botërore për qasje të lirë në informatat me karakter publik, ka konstatuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është më transparentja në rajon, madje është cilësuar edhe si shembull për vendet e tjera.