Jeton Shaqiri: Maqedonia e Veriut lider në rajon në procesin e digjitalizimit

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, ishte pjesë në Samitin digjital në organizim të Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC) në Podgoricë.
Kjo ishte vizita e dytë e shaqirit në Podgoricë në katër muajt e fundit.
Shaqiri tha se është Maqedonia e Veriut lider në rajon në procesin e digjitalizimit

Shkrimi i plotë i Jeton Shaqirit:
Maqedonia e Veriut lider në rajon në procesin e digjitalizimit
❇️Sot mora pjesë në Samitin digjital në organizim të Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC) në Podgoricë.
Kjo është vizita e dytë në Podgoricë në katër muajt e fundit – pas takimit të qershorit, ku filloi e zbatimi i roamingut falas në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedoninë e Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

❇️MSHIA dhe unë si ministër, këmbëngulim që deri në fund të vitit 2021 të kemi miratuar një ligj që do të krijojë Agjencinë për Digjitalizim, një institucion qendror që do të bashkohet në një vend – infrastruktura e rrjetit publik, qendra e të dhënave shtetërore, të gjitha shërbimet elektronike të organet shtetërore administrata, mbi 1000 në numër.

✅Ndryshe, gjatë ditës së djeshme MSHIA me Ministrinë e Financave, dhe pas një përfundimi të mëparshëm të qeverisë, u dakorduam për propozim buxhetin e MSHIA për vitin 2022 i cili do të rrisë investimet në transformimin digjital me rreth 5 herë, me çka përdorimi i letrës do t’i përkasë së kaluarës. Shoqëria jonë do të jetë digjitale, kurse ambienti jetësor i gjelbër.