Jeton Shaqiri: “Konteksti i përgjithshëm politik është i favorshëm për promovimin e lirisë së shprehjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Konteksti i përgjithshëm politik në të cilin operojnë mediat është përgjithësisht i favorshëm për promovimin e lirisë së shprehjes dhe pikëpamjeve pluraliste në Republikën e Maqedonisë së Veriut – theksohet në raportin e ri të Komisionit Evropian për vitin 2021.

Konteksti i përgjithshëm në vendin tonë është i favorshëm për lirinë e mediave dhe mundëson raportim kritik të mediave, thuhet në Raportin e progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së për vitin 2021.
Qëndrimi profesional dhe korrekt ndaj të gjithë aktorëve dhe palëve të interesuara në fushën e medias është udhërrëfyesi ynë në procesin e reformave në sferën mediatike për të krijuar një klimë për promovimin e lirisë së shprehjes.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës po nis aktivitetet përgatitore për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së dhe standardet evropiane, që është një nga kërkesat e theksuara në raportin e sapo publikuar. Reformat do të sillen përmes një procesi konsultativ dhe të hapur dhe aktivitetet do të koordinohen me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara.
Sfidat e përmendura në raport do të adresohen në mënyrë adekuate, ballafaqimi me këto sfida si dhe përmirësimi i situatës është një nga qëllimet kryesore në punën tonë.