detyrën e tij si ministër por i fokusuar kah e ardhmja e vendit, ku e bëri të ditur në rrjetin social në Facebook Shaqiri ja dhe statusi i plotë:
I fokusuar kah e ardhmja dhe sfidat e reja
Sot përmbylla edhe ditën time të fundit si Ministër i shoqërisë informatike dhe administratës.
Që nga dita ime e parë e marrjes së këtij mandati dhe deri në ditën e tij të fundit, puna ime është karakterizuar dhe udhëhequr nga parimi i transparencës dhe ndershmërisë sepse unë besoj se ndershmëria është politika më e mirë.
Ka qënë një periudhë e mbushur me sfida dhe arritje. Reforma në administratën shtetërore, Ligji për udhëheqësit e lartë, Ligji për të punësuarit në sektorin publik, Ligji për nëpunësit administrativ, digjitalizimi i shëbrimeve, projekti “Një pikë për shërbime”, sistemi për interoperabilitet, identifikimi digjital, Strategjia nacionale e TIK-ut, uebfaqet e unifikuara, Strategjia për të dhëna të hapura, Sistemi për menaxhim të dokumentave (DMS), projekti për siguri kibernetike, “Roam like at home”, përmirësimi i rrjetit të telekomunikimit, harmonizimi i legjislacionit vendas me atë europian në fushën e medias janë procese të pakthyeshme, për realizimin e së cilave është punuar dhe po punohet me përkushtimin më të madh.
Këto procese janë të pandalshme dhe të pakthyeshme, ashtu siç është edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë integrimeve euroatlantike dhe Bashkimit Europian. Për këtë shkak jam i gatshëm që ministrit të ardhshëm t’i ofroj mbështetjen dhe konsulencën time, në mënyrë që të vazhdojë pa pengesa realizimi i këtyre proceseve.
Tashmë i gjithë fokusi im drejtohet kah e ardhmja dhe sfidat e reja që ajo sjell me vete. Duke e njohur veten time dhe duke u udhëhequr nga parimet e transparencës dhe ndershmërisë në punë, besoj se do t’ja dal mbanë me sukses secilës sfidë me të cilën do të përballem.