Jeton Shaqiri: Ëmbla tashmë shkon e lumtur në shkollë! Bashkë me shokët dhe shoqet e klasës përparon çdo ditë!

Ministri i arsimit, Jeton Shaqiri, ka shkruar:
Sapo mora lajmin nga prindërit e Ëmblës nga Gostivari, vajzës e cila për shkak të paragjykimeve të të rriturve, u pengua që mësimin në gjysmëvjetorin e dytë ta fillonte normalisht si të gjithë moshatarët e saj.
Sfida me të cilën u përball kjo nxënëse e klasës së katërt, prindërit e saj por edhe e gjithë shoqëria u tejkalua. Ëmbla tashmë shkon e lumtur në shkollë! Bashkë me shokët dhe shoqet e klasës përparon çdo ditë, duke i realizuar me sukses detyrat nga procesi i edukimit. Ajo ka mbështetje të vazhdueshme nga mësuesit dhe kuadri profesional, dhe ajo që është më e rëndësishmja nuk ka më ndasi në klasë. Shokët dhe shoqet e klasës e kanë pranuar dhe i ofrojnë mbështetje të plotë. Këtë gjë e pashë në videon që e pranova sot, dhe ishte diçka që më gëzoi shumë në fund të kësaj jave të lodhshme pune.
Më vjen mirë që vetëdija për nxënësit me aftësi të kufizuara po ndryshon për mirë. Vazhdojmë tutje, të bashkuar për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse që garanton vend dhe mundësi të barabarta për gjithësecilin. ❤️