Jeton Shaqiri
Në kuadër të takimit të zhvilluar sot në qytetin e Strugës, bashkë me ministrin z. Fatmir Besimi, na priti Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko ku u ndoqëm nga afër punimet e projekteve madhore që janë drejtë përfundimit.
Projekti i financuar nga TAV, me vlerë prej 63 milionë denarë është një nga to. Me përfundimin e këtij projekti do të ndërtohen rrugë dhe trotuare në lagjen – Njësia urbane 8, në blloqet 22, 23 dhe 24 dhe ndërtim i ka*nalizimeve fe*kale dhe atmosferike.
Rek*onstruimi i rr. “Partizanja” me gjatësi prej afër 2.5km, nga kryqëzimi me rr. “Korpusi i 15-të” deri tek “Eurohotel”, e cila përfshin rekonstruimin e tërësishëm të rrugës, ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë dhe për biçikleta në të dy anët e rrugës, parkingjeve si dhe ndriçimin e tërësishme të rrugës me shtylla elektrike bashkëkohore. Gjithashtu përfshihet edhe rekonstruimi i infrastrukturës nëntokësore.
Rek*onstruimi I rr. “Marks Engels” nga kryqëzimi me rr. “Partizanska” deri te kryqëzimi me rr.”Turistikja” me gjatësi prej 500m. Rek*onstruimi I kësaj rruge u realizua në profilin egzistues të rrugës, duke realizuar rek*onstruimin e tërësishëm të infrastrukturës nëntokësore, ndriçimit rrugor, duke shtuar korsi për biçikleta dhe parkingje shtesë.
Rek*onstruimi i rr. “JNA” dhe “Globoçica” me gjatësi prej afër 1.5km, ku përfshihet rek*onstruimi i tërësishëm i rrugës, dhe njëherit edhe realizimi i planit urbanistik në fuqi. Realizimi i këtij investimi kapital përfshin zgjerimin e rrugës, ndërtimin e korsive për biçikleta dhe për këmbësorë. Gjatë realizimit të rrugëve u ndërtua edhe infrastruktura nëntokësore si dhe ndriçimi rrugor.