Jetë aliene në Afërditë? Organizma fluturuese në planetin e pabanueshëm

Ka shumë gjasa që organizma të gjalla po fluturojnë në retë e planetit Afërditë. Kjo është ajo që astronomët po shqyrtojnë pasi zbuluan shenja gazi në atmosferë, të cilat nuk mund t’i shpjegojnë.

Gazi është fosfinë, një molekulë e përbërë nga një atom fosfori dhe 3 atome hidrogjeni. Në Tokë, fosfina lidhet me jetën, me mikrobe që jetojnë në zorrët e kafshëve si pinguinët, ose në mjedise me oksigjen të pakët siç janë kënetat.

Sigurisht mund të prodhohet edhe në mënyrë industriale, por nuk ka fabrika në Afërditë dhe natyrisht as pinguinë.
Gazi është verifikuar 50 kilometra mbi sipërfaqen e Afërditës. Prandaj, kjo përforcon hipotezën që planeti, i cili konsiderohej i pabanueshëm, të jetë vendbanim i organizmave fluturuese.