Hysri Peqani është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Prizren.
‘Magjistari’ i njohur, me nofkën Burdushi, është prangosur nën dyshimin për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.
Gjatë bastisjes nga policia, në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municion dhe janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme.
Me urdhër të prokurorit Peqani është ndaluar për 48 orë.
Në një kërkim në profilin e tij në “Facebook”, shihet se Burdushi kishte një jetë tejet luksoze, shkruan Indeksonline
Veshje firmato, pishina, e vende të shtrenjta, ishin ato që e përcollën ‘magjistarin nga’ Prizreni.
Më poshtë, disa foto dhe video: