Jepte para me kamatë dhe i kërcënonte klientët, arrestohet 69-vjeçari nga Gostivari

Me datë 08.08.2024 në ora 23:40 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.D.(69) nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ,,fajde”. Më herët, në orën 17:30, ai është raportuar nga 34- vjeçari nga një fshat i Gostivarit se së bashku me babain e tij në vitin 2010 i kanë dhënë një shumë më të madhe parash me hua dhe më pas e kanë detyruar të paguajë dyfishin e shumës.

Siç raportohet, pasi ka paguar borxhin e të atit, i kanë kërkuar më shumë interes dhe e kanë kërcënuar nëse nuk e paguante.

I njëjti është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit për procedurë të mëtutjeshme dhe ndaj tij do të përpilohet parashtresë përkatës.