Jepet paraburgim 30 ditor për 4 të dyshuarit për vrasjen e Vanjës, mes të cilëve edhe babai


Gjyqtari në procedurë paraprake caktoi paraburgim prej 30 ditësh për tre të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Paraburgimi vjen me kërkesë të prokurorisë së Shkupit, e cila nisi hetimet për tre të arrestuarit dhe të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski – Pallço, i cili u arratis nga Maqedonia, por u arrestua në Turqi.

Përveç tyre, paraburgim prej 30 ditësh i është caktuar edhe babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevskit, të cilin prokuroria e dyshon se ka dhënë informacion se ku dhe në çfarë momenti lëviz vajza e tij.

Pas kthimit në vend, Pallço menjëherë shkon në paraburgim, pasi një masë e tillë i është caktuar në mungesë nga një gjyqtar në procedurë të mëparshme.