Jepet lajmërim për ndërprerje të ujit në Tetovë!

Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” në Tetovë njofton qytetarët se për shkak të një defekti do të ketë ndërprerje të ujit nga ora 10:00.

“Ju informojmë se sot (13.11.2021),për shkak të një defekti f- 500 në rrjetin е ujësjellësit (Burimi i Leshnicës) kemi rënie të sasisë së ujit për të gjithë qytetarët edhe atë prej orës 10:00 deri në përfundim të defektit”, njoftojnë nga NPK “Tetova”.
Nga atje thonë se sasia e ujit për momentin është 160 l.