Koordinatori i grupit parlamentar të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe koalicioni, Tomisllav Tuntev ka dhënë dorëheqje, dorëheqja e tij do të konstatohet se seancën kuvendore. Ai do të shpërngulet në Agjencinë e Aviacionit Civil, ndërsa në vendin e tij të deritanishëm në Kuvend duhet të ulet Rubin Zemon, njofton 24 vest, transmeton Portalb.mk.
Koordinatori i ri i LSDM-së ende nuk dihet edhe pse jozyrtarisht përmendet emri i deputetit Hari Lokvenec, por edhe i zëvendësit të Tuntevit, Jovan Mitrovski. Përveç Mitrovskit, zëvendësues i dytë i koalicionit qeverisës është deputetja Sonja Mirakovska nga Partia e Re Socialdemokrate.