Anëtari i Kryesisë Qëndrore të Lëvizjes Besa, Bekim Kadriu, përmes një postimi në rrejtin social fejsbuk ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Kadriu ka thën se është shumë i zhgënjyer me ngjarjet e fundit të cilat janë duke ndodhur.
Postimi i plotë i Kadriut:
Të nderuar miq, shokë dhe familjarë, ndjej obligim moral t’ju informoj se nga sot jap dorëheqje si anëtar i Kryesisë Qëndrore të Lëvizjes Besa dhe tërhiqem nga çdo obligim dhe aktivitet tjetër që ka të bëjë me këtë organizatë politike.Sinqerisht jam shumë i zhgënjyer me ngjarjet e fundit të cilat janë duke ndodhur.
Falenderoj të gjithë ata aktivistë që më përkrahën e më besuan dhe njëherit u kërkoj falje për mospasjen e mundësisë të realizoj premtimet e dhëna.
Me respekt,
Mr.sc.Bekim Kadriu