Jep dorëheqje drejtori i Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela ka dhënë dorëheqje, mëson TV21.

Gjatë ditës pritet të bëhen të ditura edhe shkaqet e dorëheqjes. Vela është kuadër i Aleancës për Shqiptarët, ai u emërua drejtor në këtë institucion shëndetësorë pas vendimit të ASH-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë.