Jep detaje sizmologu kosovar, pas tërmetit në Maqedoni që u ndje mëngjesin e sotëm edhe në Kosovë

Udhëheqësi i sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Shemsi Mustafa ka dhënë detaje rreth termetit që u ndje sot në Kosovë e që epiqendrën e kishte në Maqedoninë e Veriut. Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.0 shkallë Rihter. Tërmeti që ndodhi 55 kilometra në jug të Prizrenit është ndjerë edhe në disa zona të Kosovës.

Postimi i plotë:
Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 11/11/2020 n’ora 4:54 sipas kohës lokale, Maqedonia është goditur nga nje tërmet me magnitude 5.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhe mbi 8 pasgoditje me një intensitet më të ulët 1.5-3.0 shkallës Richter. Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në 60 km jug-perëndim të Shkupit, 55 km jug të Prizrenit.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona të Kosovës./gazetametro.net
Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike…

Posted by Shemsi Mustafa on Wednesday, November 11, 2020