Jemi të derës së huaj, apo thesi ku ushtrojnë grushtat ata?


Nurije Bajrami
Na duan shumë të gjithë apo? dhe nga dashuria na vr*asin.
Na duan familja jonë, por ai është djalë, ndërsa ti je vajzë, nuk është kjo fraza me të cilën u ritëm?
Është turp dhe hidhërohen vëllezërit, nëse ne bëhemi pjesë e pasurisë së prindërve tanë, fundja do gëzojmë pasurinë e burrit…

Kush fillon së pari të na vr*asë?
Çfarë bëmë ne që ta ndryshojmë këtë?
Kush nga ne gratë, që rre*zikun për t’u vr*arë e mbartim me vete, i tham STOP kësaj mendësie?
Kush nga ne e drejtuam gishtin te prindërit tanë, sepse ata na vr*anë në fillim.
Pse lejojmë?

Ne bijat e prindërve, që ta mbyllim gojën sa herë që na kërkohet, sepse ai është djale dhe nxehet shpejtë? Ne motrat e vëllezërve (që permbysin botën për ne, por harrojnë se për grua kanë motrën e dikuj) të jemi mysafire në shtëpinë ku u ritëm bashkë?
Ne gratë e burrave, që vullnetarisht bëhemi shkalla më komode ku ata do vëndojnë këmbën, për të arritur suksese dhe të bëhen dikushi?
Pse pas çdo vr8asjeje vetëm vazhdojmë të lutemi QOFTË E FUNDIT!
Kujt i lutemi???
Sqarim; Është një analizë e përgjithshme dhe jo personale, andaj edhe ju mos e merni për personale?!