“Je kokrra e legenit”, Luiz Ejlli tallet me gazetarin: Pas të dyzetave, njeriu mban përgjegjësi për fytyrën që ka

Këngëtari Luiz Ejlli dhe gazetari Mentor Kikia janë përplasur në distancë, pas një deklarate të këtij të fundit, e cila e konsideroi ish-fituesin e BBV “një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike”.

Mentor Kika reagoi në rrjet pasi lajmeve se këngëtarja Aurela Gaçe refuzoi të bënte një bashkëpunim muzikor me Luiz Ejllin.

“Nuk po e mbaj dot me….. Me dilnin keto dite neper rrjet, poshte e lart dhe pa fund, lajme-leshi qe Aurela Gace refuzon Luizin për te kënduar së bashku.

Keto soj “lajmesh” jane lloqe mediatike per klikime, e di une kete, padyshim. Por si keni kurajen o bicim media te perballni nje kengtare, nje artiste, nje grua te madhe si Aurela me nje produkt televiziv pa asnje vlere artistike (njerezore se, di se nuk e njoh). Yt fare e keqe se po e dhi…. gazetarine deri ne themel”, shkroi Menton Kika.

Por pas deklaratës së gazetarit, i cili e ka fshirë postimin, ka shpërthyer në rrjet Luiz Ejlli.

Ai u shpreh se “është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës.”

Ndërsa shtoi se “Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë”.

Të thuash, që unë jam pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr! Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Linda Halimi, Mateus Frroku, Greta Koçi, Hersi Matmuja, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj etj.

Jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë.

Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo unë nuk e fshij o shok! Legen je dhe pikë”, shkruan Luiz Ejlli, postim i cili është fshirë gjithashtu.

Ndërsa në një postim tjetër shkruan: “Njeriu pas të 40-tave, duhet të mbajë përgjegjësi për fytyrën që ka.”